23 shtator 2009

Mourinho i nervozuar zgjedh heshtjen…

Dhe fitorja ndaj Kaljarit nuk ishte e mjaftueshme per teknikun e Interit, Jose Mourinho, qe ai te qetesohej. Pas perfundimit te sfides ne Kaljari fituar 2:1 nga Inter, tekniku portugez, le stadiumin duke hipur i pari ne autobus, duke shmangur cdo interviste. Per Mourinhon eshte kartoni i trete i kuq per te gjate drejtimit pak me shume se nje vjecar i Interit dhe perkimi eshte i vecante: dy here perjashtimi i tij ka ardhur nga gjyqtari Orsato. Episodi qe solli perjashtimin kishte te bente me nje nderhyrje ndaj Balotelit qe meritonte karton per Astorin. Dhe per kete te fundit vinte menjehere kartoni i kuq pasi ai ishte ndeshkuar me te verdhe me pare. Por gjyqtari Orsato dha vetem goditje denimi. Ishte ky momenti ku shpertheu Mourinho, qe solli dhe largimin e tij nga stoli i drejtimit. Per kete episode foli drejtori teknik i Interit, Marko Branka: “Mourinho nuk deshironte qe te fliste ne television, pasi ishte i revoltuar me perjashtimin nga stoli i drejtimit, pohoi Branka. Nuk e sulmoi gjyqtarin, nuk nxorri nga goja asnje fjale. U largua nga fusha vetem per gjestet qe beri. Ndeshja me Kaljarin? Nuk ishte brilante, por me kuptoni, e rendesishme eshte qe morem tre pike”. Por te tjere, pak e mbrojten veprimin e Mourinhos, per te braktisur konferencen e shtypit. “Nuk e kuptoj faktin qe kur Inter luan dobet, Mourinho nuk u afrohet mikrofonave”, pohoi ish-futbollisti Masimo Mauro, tani komentator ne Sky Sport. Inter fiton me veshtiresi, Mourinho largohet nga stoli i drejtimit, por shqeteson dhe gjendja e mesfushorit brazilian Thiago Mota, qe rrezikon nje muaj stop, pas nje terheqjeje muskulare ne kofshen e djathte.