
Drejtori sportiv i Juventusit mohon kategorikisht çdo ndërhyrje të klubit bardhezi në merkato: “Nga miqësoret e zhvilluara kemi marrë të dhëna pozitive për skuadrën, prandaj merkatoja jonë ka përfunduar këtu. Aktualisht nuk kemi ndërmend të blejmë ndonjë futbollist, deri sa të kemi zgjidhur përfundimisht çështjen e Tiagos”. Vetëm në rast se mesfushori portugez vendos të largohet nga Juventusi, atëherë klubi bardhezi do të hidhej në merkato për të blerë ndonjë mesfushor tjetër. “Siç e dini, – ka nënvizuar Seko, – Tiago ka refuzuar të shkojë tek Evertoni. Megjithatë, kemi ende kohë deri më 1 shtator për të gjetur një zgjidhje. Një shkëmbim ndërmjet Domizi-Deceglie? Absolutisht jo, sepse Deceglie është një lojtar mbi të cilin do ndërtohet baza e Juves së ardhshme”, ka përfunduar drejtuesi bardhezi.