26 gusht 2008

Dinjo: "Sheva është i madh”


Ronaldinjo nuk mund të mungonte me urimet e tij. Kapiteni i kombëtares olimpike braziliane shpenzoi fjalët më të bukura për Andrij Shevçenkon. Ish-sulmuesi i Çelsit tashmë do të jetë në forcë në aventurën e tij të dytë me Milanin. “Sheva është një lojtar që jep kënaqësi dhe shpresoj se ta ndihmoj ashtu siç shpresoj të ndihmoj të gjithë shokët e mi. Tani në sulm jemi shumë, por të gjithë kemi një objektiv të përbashkët. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.