05 maj 2011

“Zonja e Vjetër”, 23 milionë euro për Nasrin


Katër skuadrat e mëdha evropiane Inter, Barcelona, Çelsi dhe Bajern Munih, do të jenë në “luftë” me Juventusin për të transferuar sulmuesin e Arsenalit, francezin Samir Nasrin.

Mediat italiane të enjten raportojnë se “Zonja e Vjetër”, dëshiron që gjatë merkatos së verës ta sjellë në Torino talentin francez, të cilit në vitin 2012 i skadon kontrata me “topçinjtë”.

Juve është i gatshëm të ofrojë 23 milionë euro për francezin për katër vjet. Nasri ka treguar formë mjaft të mirë në këtë sezon të garave, jo vetëm në Premier Ligë, por edhe në garat e Ligës së Kampionëve, duke qenë një nga lojtarët kryesor të Arsenalit.
/JUVENEWS.TK/