08 maj 2011

Valter Maxarri i hap dyert Juventusit


Deri tani trajneri i Napolit, Valter Maxarri, kishte dribluar çdo diskutim lidhur me të ardhmen e tij. Por në prag të transfertës së Napolit kundër Leçes, tekniku bardhekaltër del haptazi: “Atë që do i them klubit, do e merrni vesh në fund të kampionatit.

Unë jam një person që informoj klubin gjithmonë për mendimet dhe qëllimet e mia, – ka shpjeguar trajneri livornez. –

Gjatë këtyre ditëve, i kam bërë të ditur drejtuesve se ndoshta mund të largohem në fund të kampionatit. Për momentin, arsyet nuk kanë rëndësi për ju gazetarët, por të gjitha do i kuptoni kur të vijë koha”.
/JUVENEWS.TK/