13 maj 2011

Perez nuk e shet Benzeman


Mediat në Itali raportojnë se përpjekjet e Juventusit për të sjell në Torino sulmuesin e Realit Benzema, kanë qenë të kota pasi madrilienët kanë refuzuar ofertën e “zonjë së vjetër”.

Drejtuesit e Juventusit janë takuar me Presidentin e Realit Florentino Perez, ndërsa atij i ofruan 30 milionë euro për Benzeman por përgjigja e Perezit ka qenë e menjëhershme “Mos u sillni ka Benzema”, u ka thënë Perez drejtuesve të Juves, citojnë mediat italiane.

Por një tjetër gazetë në Itali, “Gazeta dello Sport”, shkruan se për dallim nga Perez Mourinho ka tjetër mendim sa i përket shitjes së Benzemas. Sulmuesi francez, këtë sezon ka shënuar 13 gola në La Liga, dhe 6 në Champions League.
/JUVENEWS.TK/