04 maj 2011

Manchester City do 55 milionë euro për Tevezin


Manchester City duket se është dorëzuar sa i përket sulmuesit argjentinas Carlos Tevez.

27 vjeçari aktualisht kapiteni i kësaj skuadre, gjatë këtij edicioni kishte shprehë dëshirën për largim disa herë nga Eastlands, me gjithë 19 golat dhe 6 asistimet e arritur këtë edicion.

Drejtuesit e Cityt nuk do t’i bëjnë problem lojtarit, që ka edhe tri vite kontratë, por për ekipet e interesuara ata kanë vënë një çmim të lartë, që sillet prej 55 milionë eurosh. Për argjentinasin ditëve të fundit është interesuar shumë Interi dhe Juventusi.
/JUVENEWS.TK/