13 maj 2011

Luca Toni: Nëse Juventusi nuk më dëshiron, do të largohem!


“Do të doja sikur skuadrës t’i jepja më shumë, por lëndimet e bënë të vetën. U ktheva në fushë pa u shëruar plotësisht" tha Toni

Sulmuesi italian, Luka Toni, ka thënë se nëse Juventusi në fund të këtij edicioni e falënderon për kontributin e deritanishëm, do të largohet nga klubi torinez pa kurrfarë problemi.

Toni në këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje me fanelën e Juventusit, duke shënuar pesë gola. Ai është i vetëdijshëm se nuk ka shkëlqyer.

“Do të doja sikur skuadrës t’i jepja më shumë, por lëndimet e bënë të vetën. U ktheva në fushë pa u shëruar plotësisht dhe kjo pati ndikim në paraqitjet e mia.

Ardhja te Juventus për mua ka qenë realizim i ëndrrës dhe sinqerisht do të dëshiroja të luaja ende në këtë stadium, por për këtë do të vendos klubi”, ka thënë Toni, duke shtuar:

“Nëse nuk llogarisin në të ardhmen për mua, do të largohem pa asnjë fjalë. Nuk dëshiroj të shkaktoj kurrfarë problemesh”.
/JUVENEWS.TK/