07 maj 2011

Juventusi zvicerian po lind


Me kalimin e javëve del në dukje më shumë se kurrë se Juventusi nuk ka ndërmend të rrezikojë më në krahët e mbrojtjes dhe se blerjet e këtij viti kanë qenë katastrofë. Motta, Grosso, Traore’ nuk kanë bindur. De Ceglie ka qëndruar pothuajse gjithë sezonin i dëmtuar kurse Sorensen është akoma tepër i ri.

Para disa javësh Juventus takoi agjentin e Reto Ziegler, Andrea Pastorello dhe biseduan për një kalim të mundshëm të zvicerianit në Torino. Cdo gjë duket të jetë e lehtësuar nga skadenca e kontratës së Ziegler në fund të këtij sezoni.

Për sa i përket krahut të djathtë, besohet shumë tek Lichsteiner. Juventusi e di që është e pamundur të bisedohet me presidentin Lotito, por po shqyrton mundësinë e ofrimit të ndonjë lojtari + një shumë monetare, ose të paguajë klauzolën prej 11 mln euro që ekziston në kontratën e zvicerianit. /fcjuventus-news/