09 maj 2011

Juve zbulon një thesar


Në këto javë flitej shumë për blerje, por i është dhënë pak hapësirë shitjeve. Sipas Tuttosport, Marotta dhe Paratici po vlerësojnë disa hipoteza për shitjet e Amauri, Iaquinta, Giovinco, Tiago, Motta dhe Storari.

Sulmuesi italo-brazilian ka gjetur vetveten në Parma këtë pjesë të dytë sezoni, por paga e lartë dhe kontrata në skadencë në 2012 nuk mund të sjellë më shumë se 7-8 mln euro në arkat juventine. I njëjti diskutim vlen edhe për Iaquinta-n që është mbuluar nga dëmtimet gjatë qëndrimit të tij në Torino.

Është e pritshme blerja e gjysmës së Giovinco-s nga Parma për 2.5 mln euro dhe do të diskutohet gjysma tjetër që nuk pritet të jetë nën 8 mln euro. Pra një shumë rreth 10.5 mln euro komplesive.

Për Tiago-n Atletico e Madridit nuk është e gatshme të shpenzojë asnjë shumë dhe do të duhet t’i gjendet një sistemim. Turqia duket si destinacioni me i mundshëm.

Shitja e Storari-t, i cili nuk po gjen hapësira pritet të sjelli rreth 10 mln në arkat juventine. /fcjuventus-news/