16 maj 2011

Howedes zëvëndësuesi i Chiellini?


Një nga repartet që mund të rindërtohet në Torino është mbrojtja. Zërat e fundit të merkatos flasin për një largim të mundshëm të Giorgio Chiellini-t tek Real Madrid. Sipas Bild, Juventus bën gati zëvëndësuesin e Chiellini-t.

Bëhet fjalë për Benedikt Howedes(23) i Schalke 04 dhe i kombëtares Under 21 gjermane. Ai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë këtë vit dhe ka një kontratë që skadon në 2014 dhe cmimi i tij nuk duket të jetë i papërballueshëm për arkat e bardhezinjëve. /FCJUVENTUS-NEWS/