08 maj 2011

Elkann: Plan ambicioz për Juventus


“Juve?

Po punojmë mbi një plan superambicioz që do të prezantohet në fund të qershorit”.

Deklarata është bërë nga presidenti i kompanisë “Exor”, John Elkann sot në Torino, në kuadër të garës së vip-ave në ciklizëm, që paraprin Xhiron e Italisë.

“Jam i kënaqur që firma e Del Piero është nënshkruar me kushëririn tim në stadiumin e ri, një vend që përbën të ardhmen tonë”, ka pohuar Elkann.

Por ambicjet e pasanikut italian nuk ndalen me kaq. Ai synon depërtimin edhe në cirkuitet e garave të Formula 1.

“Ka interesa nga ana jonë edhe për Formula 1. Duam të shohim nëse mund ta modernizojmë këtë sport, por jemi ende në një fazë paraprake”, ka deklaruar Elkann.
/JUVENEWS.TK/