15 maj 2011

Del Neri: "Nuk jam penduar asnjë moment për zgjedhjet e kryera"


"Nuk jam penduar asnjëherë për zgjedhjet e mia. Profesionin duhet të ma mësojnë pak veta. Gjykimi i përgjithshëm mendoj se do të jepet në fund, por do të ishte me të vërtetë banale, nëse do të vlerësohej performanca nga tre barazime më shumë ose më pak". Xhixhi Del Neri duket se i ka përcaktuar shumë qartë termat e komunikatës së tij. Trajneri i Juventusit dëshiron ndërkohë të falenderojë Xhon Elkanin, që në mëngjes e ka cituar trajnerin bardhezi në terma shumë pozitivë: "E falenderoj, sepse ka vlerësuar që kam kërkuar gjithmonë të jap maksimumin. Të jep kënaqësi dhe vitin e ardhshëm do të shikohet se kush do të jenë qëllimet".

Të dielën, në Parma do të rikthehet me shumë mundësi Akuilani dhe skuadra, sipas trajnerit Del Neri, do të kërkojë me çdo kosto një fitore, sepse beson akoma te arritja e kualifikimit për në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. "Mendoj se kemi kryer edhe gjëra të bukura, sepse jemi një prej skuadrave që ka humbur më pak ndeshje në kampionat, është shprehur Del Neri, duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjeve të kampionatit. Lojtarët më vlerësojnë? I falenderoj për këtë. Kam kërkuar gjithmonë të mbaj një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët, që unë kam stërvitur gjatë karrierës time. Për fat të keq, këtë vit, kemi pasur një bllek aut që e kemi shumë, shumë shtrenjtë". Akuilani nuk ka pësuar një tërheqje, por thjesht një bllokim muskular.

Del Neri do ta hedhë në fushën e lojës gjithsesi, duke rrezikuar deri diku: "Do ta kem në dispozicion, mbase jo për plot 90 minuta. Sisoko është një objekt misterioz, që nuk e shikojmë prej 2-3 muajsh dhe aty në qendër të mesfushës kam pak alternativë. Skuadra do të luftojë deri në fund për të bërë maksimumin, pavarsësisht se kemi pasur gjatë të gjithë sezonit probleme shumë të mëdha me dëmtimet në skuadër. Sipas pikpamjes time është kryer një punë shumë e mirë, që nuk janë pasqyruar në rezultatet finale, por ndryshimet e mëdha kryhen nëpërmjet vështirësive të mëdha", ka nënvizuar Luixhi Del Neri, që me këtë frazë ka mbyllur dhe konferencën e tij për shtyp.
/JUVENEWS.TK/