
Giorgio Chiellini është i lumtur te Juventusi, përkundër interesimeve të Real Madridit dhe Manchester Unitedit- thotë agjenti i tij, Davide Lippi.
Kohë më parë mbrojtësi italian kishte deklaruar se planifikon të qëndrojë te Zonja e Vjetër, ndërsa tani agjenti i tij ka treguar se ai nuk dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
“Lojtari e ka konfirmuar se ai dëshiron të qëndrojë. Kuptohet që interesimet e klubeve si Real Madridi dhe Manchester Unitedi ofrojnë kënaqësi, mirëpo kjo përfundon me kaq, sepse Giorgio është i vendosur në dëshirën e tij për të vazhduar me Bianconerët”, ka thënë Lippi për Calciomercato.it. /JUVENEWS.TK/