03 janar 2010

Vidic: Rooney më i rëndësishëm se Ronaldo

Mbrojtësi i Manchester United Nemanja Vidic ka insistuar se për klubin e tij ishte më i rëndësishëm qëndrimi i Rooneyt se largimi i Ronaldos.
“ Nëse është një lojtar të cilin duhet ta ruajmë, atëherë ai është Rooney dhe jo Ronaldo.”
“ Unë nuk kam asgje kundër Ronaldos, por Rooney është kundërshtari më i vështirë.”
“ Ai ka shkathtësinë dhe aftësinë e Ronaldos por gjithashtu ka dhe punën për të arritur talentin.”
“ Sigurisht, Ronaldo është lojtar i madh por ne jemi ende ekip i madh edhe pa të.”
“ Nuk mund të duroj humbjen e ndeshjeve pasi që kjo na dëmton në garën për titull.”
“ Të humb do të thotë sikur të më godisni në fytyrë. Nuk jam i mirë kur humbas.”
“ Unë nuk luajta ndaj Fulhamit në humbjen 3-0 por e përjetova rëndë sepse jam lojtar i United dhe jam krenar me klubin tim.” Përfundoi Vidic.