Kapiteni i Romës, i intervistuar nga “La Repubblica”: “Nëse unë kam të drejtë të vendos dhe nëse më doni në grup, të shkoj në finalet e Botërorit 2010 me Italinë? Nëse Lipi do të ma kërkonte këtë, s’do t’i thoja “JO”: Me trajnerin kam një marrëdhënie që shkon përtej futbollit.”
Toti duket në ekstazë këtë fillimviti të ri, ndoshta ngaqë ka lexuar edhe ndonjë libër frymëzues, kush e di! “Libra – pyet Totti? - Unë kam lexuar vetëm një në jetën time, qysh fëmijë, “Piccolo Principe”.
Kapiteni Francesco Totti i Romës rrëfeu në një intervistë të gjatë me “La Repubblica” jetën brenda dhe jashtë fushe, me pak të njohura nga tifozët, me të kaluarën e tij, frikën e tij, planet e ardhshme dhe udhëzimet për politikën.
Francesco Totti, 33 vjec, rinovoi në dhjetor kontratën me Romën deri në 2014. Totti duhet ta ketë kuptuar se mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është për ta ndërtuar atë. Në zyrë janë një tavolinë, një kompjuter, një televizor, fotografitë e tij dhe lidhjet e shkëmbyera me kundërshtarët, të varura në mure. Në derën nga muri janë të varura vizatimet e dy fëmijëve, letra nga vajzat, dedikime si ky: “Për kapitenin tonë të vetëm, si një shembull për t’u ndjekur.”
“Ka ditë, - thotë ai, - që marr nga njëzet apo dyzet letra të tilla nga njerëzit. Të tjerët janë gjithnjë të gatshëm për të ardhur në shkllët e stadiumeve, ku luaj me Romën”.
Francesco Totti, ju e dini, është një fenomen. Megjithatë, ka një të fshehtë se është një përzierje mes djalit të egër, që duket sikur jeton me ujqërit në pyll, dhe elektricistit Paolo Conte. Gjithashtu, Totti ju bën të qeshni pafundësisht. Por e gjithë kjo vjen pas pothuajse dy orë bisede me të. Në fillim shfaqet një djalë i ri, me atlete dhe xhinsa blu, me muskujt dhe gjunjtë të mëdha, në ndonjë vend të rrudhur dhe me plagë të skuqura. Me një besim dhe një rekord të bardhë, që vjen nga unaza e floririt në gishtin e dorës së majtë. Një djalë i cili duket se ka pak interes dhe angazhim rreth ndonjë nxitimi, për dicka tjetër, të cilën e ka lënë ta bëjë. Para se të fillonim intervistën me të, Totti na paralajmëron: “Unë nuk jam filozof. Ndoshta jam injorant, por jo budalla.”
- Totti, në përgjithësi flisni shumë pak, përveçse në reklama. Pse?
- Unë nuk mund t’u jap formë ndjenjave të mia, as sjelljes sime të lindur. Të ndryshoj ata që nuk e di, ky nuk është në afeksioni im. Vërtetë, unë nuk mund të bëj kësi gjërash. Jam vetvetja. Me modesti jua them.
- Dhe çfarë quhet modesti, sipas jush?
- Modesti? Ndoshta e di karakterin e fjalës. Unë e quaj atë se….
- Më mirë na përshkruani Tottin modest…
- Unë jam shumë fizik, romantik. Më pëlqen t’i prek njerëzit, t’i cek miqtë, të vë një dorë mbi kurrizin e e atyre njerëzve që vuajnë, kanë halle të ndryshme në jetë. Këtë lloj vëmendjeje e ngrohtësie përpiqem t’ua jap të gjithëve. Të njëjtën sjellje kam edhe me dy fëmijët e mi, me gruan Ilary.
- Me gazetat, cfarë raporti keni?
- Kjo varet. Bëj deri në tri intervista një javë, jo më shumë. Dhe unë kërkoj prej gazetarëve gjithmonë të njëjtat gjëra. Të më citojnë pa modifikime e ndryshime. Unë nuk dua më shumë prej gazetave. Unë them para gazetarëve gjithmonë atë që mendoj. Troç, unë kam një ndërgjegjie të qartë e të qetë.
- Sa shumë libra keni lexuar?
- Vetëm një, “Piccolo Principe”. E kam lexuar kur isha fëmijë. Ndonjëherë tjetër kam provuar përsëri me diçka tjetër, e kam vënë veten time atje, por kam lexuar vetëm faqet e para, sepse jam ndier i lodhur. Ndoshta unë nuk di edhe të zgjedh librat e duhura, që të më tërheqin dhe t’i lexoj deri në fund.
- Ju flini mirë?
- Po, edhe pse gjumin e kam të mbushur me shumë ëndrra. Mirëpo, kur zgjohem, nuk mbaj mend asnjë prej tyre.
- A ka ndonjë frikë Totti?
- Po, kam dy. Të humbas familjen time dhe të vdes.
- Ju e dini, vdekja është e vetmja gjë e sigurt në jetë…
- Ka një ngushëllim në këtë mes, që më qetëson disi. Edhe unë shpresoj se ka diçka pas vdekjes. E di se do të përfundoj në varreza me të njëjtit njerëz, që janë me mua tani. Unë dua të takohem përsëri me ta. Flas shpesh për këtë gjë, por askush nuk mund të më japë një përgjigje të saktë. Meqë jemi në këtë pikë, cka mendoni ju për vdekjen?
- Unë nuk mund t’ju ndihmoj për këtë. Unë besoj në Zot…
- Po, edhe unë besoj në Zot, ai ekziston dhe ka në kontroll këtë botë. Kur isha dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjec, kisha parë një xhuxh, kam dëgjuar gjithmonë nga mjekët, që e quanin Gnome. Papritur, ai u rrit. Fati, Zoti, unë besoj se e bënë këtë mrekulli. Personalisht lutem çdo natë. “Il padre nostro, l’ave maria!”
- Sa më shumë do të luani në Seria A?
- Edhe psë vjet, në qoftë se nuk do të kem dëmtime serioze në karrierë. Unë kam tridhjetë e tre vite mbi supe, nuk janë të tilla për të më thënë dikush se jam i vjetër ose i madh për të luajtur futboll në Seria A. Unë dua të fitoj edhe një tjetër kampionat me Romën.
- Do të merrni pjesë në Kupën e Botës së këtij viti, në Afrikën e Jugut?
- Do të vendos në prill. Trajneri Lipi, nëse më thërret mua, nuk besoj se do t’i them “JO”. Me Lipin kam një marrëdhënie që shkon përtej futbollit. Unë nuk do ta harroj atë që bëri për mua në Botërorin e Gjermanisë. Unë nuk e njoh personalisht Lipin, kam qenë gjithmonë armik i tij në fushë, kur ai ishte në krye të Juves, por ishte ky njeri që më dha besim në Botërorin 2006. Dhe mirënjohja shpërblehet me mirënjohje. Lipi e ka numrin tim të telefonit, mjafton vetëm t’i bjerë atij…
- Çfarë do të bëni pasi ta lini futbollin e luajtur?
- Vetëm trajnerin, jo. Unë nuk jam i aftë për ta bërë këtë punë. Por, pa u shkëputur nga futbolli, ka edhe detyra të tjera, që janë shumë të mira. Dua të bëj menaxherin e Romës, fjala vjen.
- Roma, Roma. Nga vjen kjo, për shkak se nuk keni lëvizur asnjëherë nga ky “djep”?
- Kjo lidhje imja ka në bazë dashurinë dhe dembelizmin. Ndoshta jam shumë dembel. Te Real Madridi ose Barcelona do të fitoja më shumë, por unë jam i lumtur që kam veshur vetëm një fanellë, atë të Romës. Kam fituar një bast me veten time. Tifozët romanistë kanë një vëlla për ta përshëndetur në rrugë.Për ta bie gjithnjë në gjunjë.
- Në botën e futbollit, cilët janë miqtë tuaj?
- Unë kam disa shokë të vërtetë, si De Rossi, Buffon, Gattuso, Di Vaio, Vito Scala, sigurisht. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Del Pieron, pavarësisht rivalitetit në lojë.
- Cassano, një mik më shumë, që ndoshta harruat ta përmendnit?
“Jo më. Ne kemi bërë paqe, por nuk ndihem edhe aq i afërt me të. Për fat të keq ai ishte një djalosh i artë. Por nuk diti ta menaxhojë vetveten.
- Çfarë ndodhi mes jush?
- Ai e bëri gjithçka vetë, sepse shpesh Antonio shkon nga fry era.
- Kasano shkroi se kishte shkuar me gjashtëqind femra. Nëse mund të merret si krenari kjo, e ndani ju me të?
“Jo, dhe unë ju sugjeroj që të mos e kaloni numrin dhjetë.
- E ndjekni politikën?
- Jo, nuk tregoj asnjë lloj kujdesi për të. Unë nuk flas kurrë edhe me gruan time për politikën.
- Por ju shkoni për të votuar. Nëse ju kujtohet saktë, herën e fundit zgjodhët Veltronin….
“Po, por vetëm sepse ai ishte një mik. Por është e vërtetë, unë kam votuar gjithmonë për të majtën.
- Kush ju ka mësuar më shumë në jetë dhe në fushë?
- Familja ime, pastaj Zemani dhe Mazzone. Isha mirë me Capellon dhe Spallettin, më pëlqente edhe Prandelli, ndonëse na ka drejtuar vetëm një muaj. Ata kanë ardhur dhe ikur nga Roma, ndërsa unë jam ende këtu, për fat të mirë.
- Çfarë doni të fitoni këtë vit?
-Ah, këtë s’mmund ta them, është ende herët, vetëm 2 janar. Por ama di një gjë, që si të gjithë italianët, edhe unë bëj plane, mendoj për t’i realizuar ato.
- Keni dy fëmijë, a mendoni për të ardhmen e tyre?
- Natyrisht, si cdo baba në botë. Unë iu kam hapur llogarinë e tyre në bankë, kështu që do t’i kenë të gjitha mundësitë financiare të investojnë, të blejnë shtëpi etj. Fundja, unë për ta punoj e jetoj. Mos harroni, bëj edhe bamirësi.
- Futbollistët fitojnë shumë?
- Fitojnë, por jo të gjithë shumë. Edhe bota e futbollit, pavarësisht se është e pasur, ka diferencat e saj. Fitohet shumë nga reklamat. Një proces që filloi me Lentinin, pastaj me Vierin. Varet nga kompanitë, në qoftë se ato duan të ndryshojnë vetveten duke investuar në këtë drejtim. Unë nuk mendoj se është një proces i lehtë.
- Cilët janë kampionët më të vlerësuar të kohës suaj?
- Ronaldo, më i madhi. Pastaj Zidane, Messi, Kaka dhe Kristiano Ronaldo.
- Nuk e futni veten këtu?
- I lë të tjerët për të më gjykuar, nëse jam një kampion i tillë. Disa prej shifrave të duhura mendoj se i kam, por a më mjaftojnë.