Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se në drejtim të klubit romak nuk ka arritur asnjë ofertë nga Juventusi për Cristian Ledesma.
Mediat italiane shkruan se drejtori i Juventusit, Roberto Bettega, do të bënte ofertë për të marrë shërbimet e Ledesma, para se të presë që gjykata ta shpallë atë lojtar të lirë, siç bëri me ish bashkë-lojtarin e tij Goran Pandev.
“Nuk ka ofertë nga Juventusi. Mendoj se ky është një lajm i pasaktë, pasi nuk di asgjë për një gjë të tillë. Sidoqoftë nuk është veti e imja të komentoj gjëra të tilla. A mund të shitet Ledesma para se të shmanget një rast si ai i Pandev? Nuk e di...”, ka thënë Tare.