04 janar 2010

Miguel Veloso nuk dëshiron të dëgjoj për Barcelonën

Në dritën e spekulimeve të shumta të cilat thoshin se ai është gati ti bashkohej Barcelonës, mesfushori Miguel Veloso tregoi përkushtimin e tij për të qëndruar ende në Sporting.
Në deklaratat dhënë për mëdiat Veloso mësohet të ketë thënë se ai ‘’ nuk dëshiron të dëgjoj për Barcelonën deri në fund të sezonit ‘’ dhe se “ do të sheh se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.
Veloso vetëm 23 vjeçar, konsiderohet njëri prej talentëve më të mëdhenjë që Portugalia ka patur ndonjëherë, me teknikë fantastike në top dhe me një goditje të fuqishme. Këtë e vërteton dhe goli i tij në fundjavë. Deri tani ai ka luajtur në 26 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.
Oferta që do ti lëkundte portugezët e Sporting do ishte mbi 18 milion euro pasi që oferta përafërsisht të njëjta janë dërguar më parë në adresë të këtij klubi nga skuadrat angleze Bolton dhe Manchester City.