Selektori i Italisë Marcello Lippi mund të marr rolin e presidentit të Juventusit pas mbarimit të kampionatit botëror, raporton Il Giornale.Regjimi i Lippit te Zonja e Vjetër do të filloj menjëherë pas mbarimit të kampionatit botëror, ku është i ngarkuar me kombëtaren Italiane. Lippi ka thënë disa herë që nuk dëshiron të dëgjoj për Juventusin, por mund të lëkundet nga një ofertë e mirë e pronarit të Juventusit John Elkan.
Kjo do të thotë se Jean Claude Blanc i ka ditët e numëruara. Puna e Blanc është tejet statike dhe rezultatet e dobëta të Juves e bëjnë atë fajtorin kryesor.
Akuzat janë mbi Blanc për arsye se ai nuk e shkarkon dot trajnerin tashmë nën sëpatë Ciro Ferrarën.
Juventus udhëton të mërkurën në Parma dhe nëse zonja e vjetër dështon të shënoj fitore në Enio Tardini, atëherë kjo do të thoshte automatikisht shkarkim i Ferrarës, dhe ardhje e Guus Hiddink, i cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit, dhe kjo tanimë është çështje ditësh.