05 janar 2010

City transferon Veron?

Manchester City ka bërë një ofertë mjaft lukrative për Argjentinasit e Estudiantes në lidhje me super mesfushorin veteran Juan Sebastian Veron, njofton e përditshmja sportive argjentinase Hoy de la Plata.
Kjo ofertë vjen si dëshirë e Roberto Mancinit për ta patur përsëri në skuadrën e tij mikun e tij të vjetër, me të cilin luajti te Sampdoria dhe te Lazio, ku fituan së bashku Serien A, kupën e Italisë, dhe superkupën Europiane. Mancini më vonë ishte trajneri i Veronit te Interi, ku fituan dy kupa Italiane, dy Superkupa Italiane dhe një Serie A së bashku.
Edhe pse reaksionet e para janë negative, këto nuk janë definitive pasi që me ofertën e Cityt, Estudiantes do ti zvoglonte problemet financiare. Veron do të merrte pagë të njëjtë si te Estudiantes ashtu dhe te City.
34 vjeçari Veron pati një vit fenomenal te Estudiantes duke u zgjedhur lojtari më i mirë në Amerikë, dhe duke fituar një vend në përfaqësuesen e Maradonës. Nga ana tjetër ishte padyshim lojtari më i mirë i botërorit të klubeve pasi që i shkaktoi Barcelonës probleme të mëdha në finalen e madhe.
Manchester City përpos Veron është në kërkim dhe të Patrick Vieiras