Cicinho largohet nga Roma
Mbrojtësi i majtë i Romës, braziliani Cicinho ka shprehur dëshirë të largohet nga skuadra romake dhe të rikthehet në Brazil te Sao Paulo. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet italiane, ndërsa është konfirmuar edhe nga vetë Cicinho. Ky i fundit këtë edicion nuk ka patur minutazhë të mjaftueshme te Roma. "Roma nuk do të shkëpusë kontratën me mua, por është një mundësi e madhe që të transferohem te Sao Paulo. Dua të rikthehem te ish-skuadra ime, pasi kam dëshirë të sigurojë një vend te Brazili për Kampionatin Botëror", ka deklaruar Cicinho. "Kam kërkuar nga krerët e Romës të paktën të më huazojnë te Sao Paulo dhe pres kjo të realizohet brenda këtij muaji"..