Dy rivalët e qytetit Milani dhe Interi raportohet se janë duke kërkuar sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano.
Corriere dello Sport shkruan se Milan ka ringjallur interesimin për Cassanon, pasi bëri përpjekje të marrë shërbmet e tij gjatë verës. Kualitetet e Cassanos shihen si një mbulesë ideale për Ronaldinhon dhe Alexandre Pato.
Interi tashmë një kohë të gjatë ka qenë në ndjekje të Cassano, por një marrëveshje e menjëhershme me Goran Pandev mund të largojë vëmendjen nga ish-lojtari i Romës