04 janar 2010

Blackburn, pas Gudjohnsenit

Blackburn Rovers është i interesuar për sulmuesin e Monacos, Eidur Gudjohnsen, kanë njoftuar mediet angleze të hënën.
Ylli islandez ishte në prag të transferimit në West Ham gjatë verës së kaluar, mirëpo në fund vendosi të kalojë në Francë.
Menaxheri i Blackburnit, Sam Allardyce, ka veçuar ish sulmuesin e Barcelonës si objektiv transferimi gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pasi kishte punuar me të 10 vjet më parë gjatë kohës sa ishte në drejtim të Boltonit.