04 janar 2010

Behrami s’largohet në janar

Edhe pse spekulohet se Valon Behrami mund t’i thotë lamtumirë West Hamit gjatë afatit kalimtar të janarit, drejtori sportiv i këtij klubit, Gianluca Nani, e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Spekulohet se Behrami mund të shkëmbehet me portierin e Palermos, Rubinho.
“Njerëzit thonë se ne mund ta ndërrojmë Behramin me Rubinhon? Behrami është absolutisht i pashitshëm, për asnjë çmim. Askush nuk e ka idenë se me çfarë çmimi mund ta vlerësojmë atë. Mundësia për ndërrimin me Rubinhon nuk ekziston”, ka thënë Nani për ueb faqen mediterraneoonline.it.