03 janar 2010

Atletico mposht Sevillan

Ndeshja tjetër derbi e javës së 16-të në La Liga, është zhvilluar ndërmjet Atletico Madridit dhe Sevillas.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Vicente Calderon ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët, me golin e Renatos të shënuar një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Me të filluar fraksioni i dytë i lojës (48’), Ivica Dragutinovic shënoi autogol për të barazuar rezultatin.
Tri pikë të arta kryeqytetasve ua siguroi Antonio Lopez (90’+3), i cili shënoi në portën e Andres Palop, pas krosimit të Sabrosa Simaos nga gjuajtja e lirë.
Sevillas kjo humbje i ka kushtuar me vendin e tretë në tabelë, të cilin tashmë e mban Valencia, ndërsa Atletico Madridi dalëngadalë po largohet nga zona e rrezikshme.