02 nëntor 2009

Maxarri: Ta shijojmë këtë fitore

I shkëlqejnë sytë Valter Maxarrit pas fitores së shkëlqyer me përmbysje të Napolit ndaj Juventusit në “Olimpik” të Torinos. “Duhet ta shijojmë këtë fitore, më pëlqen mënyra e lojës së skuadrës në fushë, - tha trajneri napoletan. - Besojmë gjithnjë, kemi një mendësi të madhe. Datolo? Lojtari kur hyri në fushë u përgjigj mirë, falë tij u çliruam, filluam duke luajtur nga krahët”. Entuziast është edhe presidenti De Laurentis: “Jam i kënaqur për këtë cikël të ri të Maxarrit, që po merr frytet e punës së tij konstante, jam i kënaqur për të. Puna e tij ishte psikologjike, përveç se atletike dhe ai i ka rivlerësuar lojtarët”.