Gonzalo Higuain ishte i kënaqur me performancën e zhvilluar kundër Milanos dhe tani ai është duke u fokusuar në ndeshjen kundër Atletico Madridit.Sulmuesi argjentinas ishte i kënaqur me dominimin e Real Madridit në San Siro dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për t’iu përgjigjur të gjitha kritikave.
Pas humbjes kundër Milanos në Santiago Bernabeu dhe mossuksesit të treguar në Copa del Rey,Higuain ishte optimist pas barazimit kundër Rossonerëve të martën mbrëma.
“Jemi të lumtur sepse ekipi luajti mirë.Ne ishim solid.Dominuam në disa pjesë të lojës dhe performanca e treguar ishte e mirë”,është cituar të ketë thënë sulmuesi për faqen zyrtare të Madridit.
“Barazimi nuk është keq sepse unë besoj se do ta fitojmë ndeshjen e rradhës por duhet të sigurojmë kualifikimet më parë”.
“Duhet të mendojmë tani për derbin në La Liga”,shtoi për fund sulmuesi i Real Madridit,Gonzalo Higuain.