Pas barazimit të Chelseat kundër Atletico Madridit,Ashley Cole deklaroi për Goal.com se edhe pse Blutë e Londrës janë kualifikuar në grupin e tyre,diçka nuk shkon dhe duhet të përmirësohet.Është një javë e rëndë për lojtarët e Chelseat.Pas problemeve që hasën në stadiumin Vicente Calderon,ata duhet të përgatiten menjëherë pasi që në fundjavë e pret në shtëpi Manchester United.
Por Ancelotti do të analizojë se si ekipi i tij pranoi dy gola kundër Atleticos në barazimin në mesjavë.
Edhe pse një pikë mjaftoi për të siguruar kualifikimin,kanë mbetur ende disa pakënaqësi që duhet të sqarohen.
Ashley Cole dëshiron që përkundër suksesit të arritur deri këtu,Chelsea duhet të tregohet më e forte gjatë ndeshjeve të tjera .
“Duhet të shkojmë në Porto për të fituar rezultat pozitiv dhe duhet të luajmë më mirë se sot”,ishte shprehur Cole për Goal.com pas përfundimit të ndeshjes.
Chelsea e kishte shkatërruar Atlecion në Stamford Bridge dhe Cole ishte i befasuar se si reaguan spanjollët.
“Ekipi i tyre ishte krejtësisht ndryshe dhe e kemi ditur se do të jetë më vështirë.Ata na sulmuan më shumë.”
“Natyrisht ishin në stadiumin e tyre por ata kishin edhe trajner të ri.Ishte një lojë e ashpër dhe nuk duhet ti nënvlerësoni ata,pasi u pa se si dolën dhe luftuan për fitore.”
Edhe pse kishin sukses në Champions League Ashley Cole nuk përjashton dëshirën për të fituar trofeun e Premier Ligës.
“Mendoj se do të luftojmë për të dytë.Duhet ta marrim seriozisht çdo ndeshje.Të dielën kemi një lojë të madhe dhe duhet të bashkohemi për ta fituar atë.Pas udhëtojmë kundër Portos si mysafirë dhe do të jetë ndeshje e vështirë sepse ata janë duke luajtur mirë”.
Duke folur për Premier Ligën dhe Manchester United,Cole e lavdëroi C.Ronaldon duke thënë se ai i mungon futbollit anglez.
“Gjithmonë na mungojnë lojtarët e mirë në Premier Ligë.Çka bëri dhe çka arriti ai tek Djajtë e Kuq është briliante.Këtë herë do të jetë më ndryshe.Tani duhet të mësoj të luaj kundër Antonio Valencias.Ai ka një stil totalisht të ndryshëm,por ata ende janë ekip i shkëlqyer”.
Pas barazimit kundër Atleticos,Cole mendon se Chelsea është në rrugë të mbarë.
“Kemi besim dhe jemi duke luajtur e duke fituar rezultate të mira.Të dielën do të ketë spektakël sepse as ne nuk dëshirojmë të humbim e as ata.”
“E ndjejmë se nëse fitojmë kundër Man.Utd mund të shkojmë më përpara se ata”.
Cole e ka fituar titullin e Premier Ligës,por kur ishte me Arsenalin.Ai dëshiron ta fitojë edhe me Chelsean.
“Kam fituar titullin me Arsenalin,por nuk e kam fituar që kur isha në Chelsea.Shpresoj se këtë vit do ta arrijmë këtë sukses”.
“Për mua,dëshiroj ta fitoj Premier Ligën dhe në 38 ndeshje të jem fitues.Nëse e fiton këtë titull,je ekip i shkëlqyer”.
“Është vështirë të fitosh kundër ekipeve si Man.Utd,Liverpool,Arsenal,Tottenham Hotspur etj.Ka shumë ekipe të mira.Nëse fitoj me Chelsean do të ishte briliante”.