04 nëntor 2009

Champions League - Grupet A - B - C - D

Grupi A: Bordeaux dhe Juventus fitojnë

Ndeshja e zhvilluar në Allianz Arena ka përfunduar me fitoren e ekipit francez. Bordeaux ka fituar me rezultat 2-0 kundër Bayern Munich.

Serinë e golave për mysafirët e hapi ish-mesfushori i Milanit,Yoann Gourcuff i cili shënoi në minutën e 37’ dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Bordeaux e ruajti epërsinë prej një goli dhe kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundonte me atë rezultat,shfaqet sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh i cili dyfishon rezultatin dhe i jep tre pikë ekipit të tij.

Ndeshja tjetër në grupin A midis Maccabi Haifa dhe Juventus ka përfunduar me fitoren e ekipit të Ciro Ferraras.

Golin për Bianconerët e shënoi Camoranesi në minutën e 45’.Nuk kishte më gola në këtë ndeshje përveç disa kartonave të verdhë.

Grupi B: Man.Utd barazon menzi me CSKA

Manchester United ka barazuar me mund të madh ndaj CSKA edhe pse e meritoi humbjen.
Manchester United u gjend në dizadvantazh që në minutën e 25 me anë të Dzagoev.
Në minutën e 29 Owen përgjigjet për 1 me 1.
Mirëpo goditja e radhës për United vjen në minutën e 31 nga Milosh Krasiç 2 me 1 CSKA.
Me të filluar pjesa e dytë me kokë shënon Berezutski, CSKA përgatit demolim për United.
Mirëpo, ta mposhtësh Manchester Unitedin në Old Trafford duhet të jesh shumë i zoti për ta mbajtur epërsinë, gjë që nuk ishte CSKA Moska.
Në minutën e 84 Scholes ndëshkon mysafirët 2 me 3.
Pas një festivali kartonësh, Semberas shkon në shtëpi, dhe Valencia shënon për 3 me 3.
Nga ana tjetër Wolfsburg arriti të shënoj fitore të lartë në Stamboll.
Kështu, United arriti të sigurojë kualifikimet, përderisa edhe gjermanët janë në të njëjtën rrugë.

Grupi C : Milan ndan pikët me Realin

Milan ka barazuar në takim me Real Madridin, takim i cili u zhvillua vetëm në pjesën e parë, kurse në të dytën nuk pamë asgjë.

Pjesa e parë

Ndeshja fillon me një ritëm elektrik. Atmosfera në San Siro ishte drithëruese ku më se 85 mijë shikues ishin në mbështetje të Milanit.
Rrezikimet e para vijnë menjëherë. Ronaldinho pas një situate kontestuese rrëzohet në zonë. Penalti për Milanin, arbitri i takimit hesht.
Në minutën e 18 Alexandre Pato shfaqet rrezikshëm para portës kundërshtare, shpëton Reali.
Benzema pas një rasti të huqur, herën e dytë nuk dështon. Ai shënon për epërsinë fillestare 1 me 0 të Realit në minutën e 30. Qetësi në tribunat e San Siros.
Milan menjëherë i përvjel mëngët. Zambrota si vigan hyn në zonën e Realit, duke e detyruar Pepen ta prek me dorë. Gjyqtari nuk hezitoi dhe penalti, të cilën nuk pati shanca ta mbroj Casillas. Ekzekutuesi, maestro Ronaldinho.
Lojë e zjarrtë që moti nuk është parë, ashpërisa nuk mungonte. Kakan duket ta kenë haruar ish shokët e tij. Ronaldinho nga ana tjetër filloi të bëj hajgare me futbollistët e Realit.
Në minutën e 37 vjen një top fenomenal i Pirlos që gjen në himalaje Paton i cili në kërcim faulon Raul Albiolin, dhe më pas shënon. Goli anulohet. Goditja e lirë e Realit ekzekutohet dhe nga ky lind një aksion që përpak sa nuk konkretizohet, Dida mohues.
Kaka vazhdoi të shfaqet i rrezikshëm me disa goditje nga distanca të cilat nuk ishin kurfarë problemi për Didan.
Kështu, përfundon pjesa e parë, e cila aludoi në një pjesë të dytë tejet interesante.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë filloi me një ritëm më të ulët se e para, ritëm i cili vazhdoi deri në fund të takimit.
Milan filloi të koncentrohet në mbrojtje dhe me kundërsulme të rrezikoj portën kundërshtare.
Rasti i parë serioz në pjesën e dytë vjen në minutën e 55 kur Ronaldinho pason bukur për Paton që nuk diti as vet se çka të bëj. Milani dominon.
Futbollistët e Realit tentonin që me goditje nga distanca të rrezikonin por pa sukses.
Në minutën e 70 Kaka gjuan ulët dhe fortë për ti shkaktuar probleme Didës, krejt kjo përfundon jashtë kornizave.
Në minutën e 72 nga një harkim i Patos, Boriello nuk arrin të shënoj.
Ashtu si Boriello edhe Inzaghi i inkuadruar në lojë nuk arriti të shënoj. Ndodhi kjo në minutën e 82.
Një minut më vonë Inzaghi shfaqet përsëri rrezikshëm duke gjuajtur jashtë portës nga afërsia.
Minuta 89 Milan shpëton, nga afërsia nuk shënon Marcelo.
Kështu, Real Madrid dhe Milan kanë nga 7 pikë, Marseille ka 6 pikë pas fitores 6 me 1 ndaj Zurichut.

Grupi D : Aguero barazon me Drogban

Chelsea ka lëshuar fitoren nga dora në çastet e fundit të takimit me Athletico Madridin duke arkëtuar vetëm një pikë të parëndësishme.
Gjatë tërë takimit Chelsea u tregua shumë e ftohtë ndaj Athelticos.
Golat vijnë në pjesën e dytë kur Aguero shënon në minutën e 66 për epërsinë e Athleticos.
Në minutën e 82 dhe 88 Drogba shënon dy herë për ta vulosur fitoren e Chelseat.
Aguero trondit Chelsean me nje gol nga goditja e lire ( shiko foton ) ne mintuen e fundit per ta ndezuer impiantin ne Madrid.
Nga ana tjetër Porto ka shënuar fitore me rezultat 2 me 0 ndaj APOEL Nicosia.
Keshtu, Chelsea kualifikohet per ne fazen tejter ashtu si Porto.