Playmaker-i i Arsenalit,Andrey Arshavin tashmë ka shënjestruar synimet e ekipit të tij për këtë sezon dhe tutje.Rusi dëshiron të përfundojë sezonin jo vetëm duke fituar Premier Ligën por ai dëshiron edhe trofeun e Champions League.
“Dëshiroj ta fitoj Premier Ligën dhe Champions League gjithashtu”,u shpreh Arshavin për Sky Sports.
“Jam i sigurt se Arsenali mund ta bëjë atë”.
“Duhet të ndalemi së foluri për moshën tonë.Më pëlqen shumë këtu.Është një sezon i ri dhe duhet të luajmë si një ekip i madh dhe i forte,siç jemi”.
Gunners e mirëpresin AZ Alkmaar në Emirates të mërkurën mbrëma në kuadër të Champions League.