Klubi francez Monaco ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Barcelonës, Eidur Gudjohnsen.
Islandezi një kohë të gjatë është lidhur me largim nga Camp Nou, pasi shprehu pakënaqësinë për rolin e tij periferik në klubin spanjoll, por kjo ndodhi vetëm në minutat e fundit të afatit kalimtar.
Gudjohnsen tash ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Monacon, ku ai do të mbajë fanellën me numër nëntë. Nënshkrimi i Gudjohnsen i jep fund kërkesave të Monacos për një sulmues, pasi oferta për Steve Savidan dështoi.
Edhe pse ai kishte edhe një vit kontratë me Barcelonën, transferimi i tij nuk i ka kushtuar asnjë harxhim Monacos.