Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, e ka filluar me fitore garën për mbrojtjen e titullit, derisa mposhti me rezultat të thellë prej 3-0 ekipin e Sporting Gijon në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.
Dy gola për blaugranët erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, i pari me anë të sulmuesit Bojan Krkiv në minutën e 18-të të lojës, ndërsa i dyti me anë të Seydou Keita, tre minuta para fundit të pjesës së parë.
Fitoren për Barcelonën e vulosi përforcimi më i shtrenjtë i verës për këtë klub, Zlatan Ibrahimovic, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Ky ishte goli i parë i suedezit me ekipin spanjoll.
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ajo kundër Getafe në fushë mysafire.