25 shtator 2009

TrezeGol shpëton Juventusin

Ndeshje fantastike është zhvilluar në Luigji Ferraris në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së pestë në Serie A, ndërmjet Genoas dhe Juventusit, sfidë e cila mbaroi me rezulatat të barabartë 2-2.

Dominimin në fillim e vënë Juventinët. Raste të shumta mirëpo pa realizim. Goli i parë vie në minutën e 6 kur Vicenzo Iaquinta shënon për epërsinë fillestarë 1 me 0.

Genoa pas minutës së 22 mori kontrollin mbi lojë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Giandomenico Mesto shënon për 1 me 1.

Pjesa e dytë ishte tepër e zjarrtë dhe e bukur. Raste në të dyja anët, pa konkretizim. Situata u tensionua kur pas një goli të papranuar për Juventusin, nga një rast vijues, pas harkimit të Mestos, shënoi Hernan Crespo për impaktin në Luigji Ferraris 2-1, ndodhi kjo në minutën e 75.

Pak minuta më vonë, edhe një tjetër gol i anuluar. Pozitë ultra e dyshimtë mirëpo përsëri Juventinët u gëzuan gabimisht.

Trezeguet inkuadrohet në minutën e 80. Se ky njeri vlen tregohet pas gjashtë minutave. Goditje e lirë. Grosso si zakonisht mer përgjegjësinë. Harkim i bukur, që shkon deri te Legrotaglie i cili me kokë assiston per Trezeguen i cili hesht tifozët Gjenovian në Luigji Ferraris.

Kështu, pas pesë javësh, Inter dhe Juventus gjinden në pozitat 1 dhe 2, duke ashpërsuar edhe më tej rivalitetin dhe luftën për titull.