25 shtator 2009

De Rossi mund të mungojë kundër Catanias

Daniele De Rossi mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Catanias si pasojë e dhimbjes në shpinë.
Forzaroma.info njofton se mesfushori italian është paraqitur të premten në fushën stërvitore në Trigoria duke u ankuar për dhimbje të shpinës.
Si pasojë e kësaj dhimbjeje, De Rossi nuk ka mundur të bashkohet me grupin e tjetër të lojtarëve për të vazhduar seancën e sotme stërvitore, ashtu që është në dyshim që mund të inkuadrohet në ndeshjen e të dielës kundër Catanias.
Trajneri Claudio Ranieri do të ketë telashe në formacion, duke qenë se edhe Philippe Mexes, Rodrigo Taddei dhe Jeremy Menez nuk janë stërvitur sot.