
Serinë e golave e hapi Mateo Brighi i cili në minutën e 20 u dha epërsinë romakëve.
Igor Budan në minutën e 40 vendos barazpeshën në rezultat.
Në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi Nicolas Burdiso për 1-2 për Romën. Atëhere kur të gjithë prisnin përfundimin e takimit ndodhi ekzalti në Renzo Barbera. Rezultatin në 2 me 2 e risolli Fabricio Micoli.
Fillimi i pjesës së dytë ishte dinamik. Antonio Nocerino i dha epërsinë e parë Sicilianëve në këtë takim për 3 me 2.
Kur të gjithë prisnin festën në Palermo, atë ua mohoi Totti. Ky i fundit nga një penalti në minutën e 88 shënoi qetë për heshtur madje dhe shikuesit në impiant.
Kështu, Palermo dëshmon se është rrezik për çdo skuadër, dhe Roma tregon se mund të rikthehet në formën e vjetër, atëhere kur e luante futbollin më të bukur në Europë.