05 shtator 2009

Ribery nuk do të startojë për Francën

Franca do ta fillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Rumanisë pas lojtarin kryesor, Franck Ribery, njofton "L’Equipe".
Anësori i Bayern Munichut ka pasur probleme me lëndim në këtë fillimsezoni, ashtu që trajneri Raymond Domenech ka vendosur të mos e përfshijë në njëmbëdhjetëshin e parë.
Sipas të gjitha gjasave, Ribery do të shfrytëzohet si një zëvendësim i rëndësishëm gjatë ndeshjes, ndërkohë që trajneri preferon ta ruajë atë për ndeshjen e drejtpërdrejtë përballë liderit të Grupit të Shtatë, Serbisë që zhvillohet të mërkurën.