Trajneri i Juventusit,Ciro Ferrara pranoi se ai do të bisedojë me David Trezeguet pasi që ky i fundit ka deklaruar se në fund të sezonit do ta lërë klubin.Sulmuesi foli për të ardhmen e tij pa diskutuar me trajnerin së pari, duke e lënë Ferraran të flas më shumë për të.
“Unë saktësisht nuk e di se çfarë po ndodh saktësisht me Trezeguet por dua ta di” , u shpreh trajneri i Juves për Il Corriere dello Sport.
“Do të flas me Trezeguet por një gjë është e sigurtë,ai do të mbetet në Torino deri në fund të sezonit”.
Trezegol ka qenë i lidhur me një kalim te ish-klubi i tij,Monaco dhe agjenti i tij Antonio Caliendo nuk e ka mohuar këtë gjë.
Francezi u transferua te Juve në vitin 2000 dhe ka shënuar 161 gola.