01 shtator 2009

Ranieri do ta zëvendësojë Spallettin?

Tifozët e Romës janë shumë të pakënaqur me trajnerin Luciano Spalletti, si pasojë e fillimit të dobët të sezonit të ri.
Kjo ka nxitur spekulime se në ditët e ardhshme, Spalletti mund të largohet nga posti i trajnerit të kryeqytetasve.
Sipas “Sky Sports”, Claudio Ranieri është njeriu që mund ta zë vendin e tij falë përvojës së madhe që ka në profesionin e menaxherit.
Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e Romës të martën do të takohen me trajnerin aktual për të biseduar me situatën e Giallorossëve, ndërkohë që shumë lehtë mund t’ia tregojnë derën.