01 shtator 2009

Guardiola i kënaqur me fitoren kundër Gijonit

Barcelona e ka mposhtur Sporting Gijonin në ndeshjen e parë të sezonit të ri, ndërsa trajneri Pep Guardiola ka lëvduar lojën e të zgjedhurve të tij.
Bojan Krkic, Sidou Keita dhe Zlatan Ibrahimovic, ia siguruan fitoren prej 3-0 skuadrës që fitoi të gjitha trofetë sezonin e kaluar, ndërsa trajneri nuk mund të jetë më shumë se i kënaqur.
“Mund të luajmë edhe më mirë edhe më keq. Nuk mund ta kritikoj ekipin tim, sepse ka punuar shumë”, është shprehur Guardiola për “Sport”.