Sergio Ramos beson se investimet e sivjetme e kanë sjellë Real Madridin në nivel të barabartë me Barcelonën, por thotë se do të dëshironte që edhe skuadrat tjera të përfshihen në garën për titull.“Këtë vit është një skuadër e cila e ka rindërtuar veten shumë mirë, dhe këta jemi ne. Këtë vit do të jemi në nivel të njëjtë, por kemi nevojë për kohë derisa të adaptohemi”.
“Tash i kemi nga dy lojtarë për çdo pozitë, ndërsa gjashtë pozita mund të ndërrohen nga një javë në tjetrën. Rotacioni dëshmon se të gjithë jemi në ritëm kur vjen momenti i presionit”, ka thënë spanjolli për “AS”.