25 shtator 2009

Lorik Cana: Dua që kombi shqiptar të ndihet krenar për mua!

Pasi kohët e fundit është emëruar kapiteni i ri i Sunderland, Lorik Cana ka një arsye më shumë që të jetë luftëtar i madh i futbollit: kjo ka të bëjë me një kujtim të tij, që ka lidhje me luftën në Kosovë. “Ajo që ka ndodhur me shqiptarët në Kosovë, më jep mua më shumë energji në këtë fushë. Unë dua të jap më të mirën time, kudo që luaj, për ta bërë familjen dhe popullin tim të ndihen krenar për mua. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Ky është qëllimi im,” – thotë Cana për “New Kosova Report”.Cana mund të jetë një dritë të re te Suderland, por jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për këtë futbollist. Ai ka folur për vështirësitë që i janë dashur të kalojë, për sakrificat e shumta, me qëllim që të arrijë të luajë në “Premier League”. Cana dhe familja e tij ikën nga Kosova si rezultat i luftës, që shkatërroi cdo gjë. Ata u vendosën në Zvicër, ku kishte mundësi për të përfaqësuar edhe kombëtaren zvicerane, por në vend të kësaj zgjodhi të luante për Shqipërinë, menjëherë pasi kaloi te Paris SG dhe Marseja. “Unë isha shtatë vjeç, kur u larguam bashkë me familjen time nga Kosova. Gjëja më e keqe ishte se për tetë vjet nuk kam pasur mundësi të kthehem në vendlindje, në Kosovë. Ne ishim refugjatë në Zvicër. Kur ke këtë status, jeta është shumë e vështirë. Kam qëndruar në Zvicër tetë apo nëntë vjet, pa pasur mundësinë të shoh e takoj pjesën tjetër të familjes sime dhe miqtë në Kosovë”, - shton Cana.Megjithatë, kapiteni i ri i Sunderlandit nuk do t’i harrojnë “rrënjët” e tij. “Një luftë është diçka e tmerrshme për njerëzit, për një vend, për çdo gjë. Falë Zotit nuk kam humbur shumë njerëz nga familja ime, por miqtë e mi ka humbur shumë njerëz. Ata humbën shtëpitë, kanë humbur çdo gjë. Kjo ishte një kohë e vështirë. Çdo gjë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë më jep fuqi dhe energji për të dhënë më të mirën time, kudo që shkoj. Unë e di se të gjithë në vendin tim, familja ime dhe miqtë e mi, janë krenarë për mua,” – nënvizon më tej Loriku.
Përveçse luan për kombin e tij, si futbollist, ai e bën këtë edhe për të kontribuar me të holla për nevojtarët në Kosovë. Në mendjen e Canës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë populli i tij. Këto mundime e kanë bërë atë më të fortë. Babai i tij, Agim Cana, ka qenë gjithashtu futbollist, pjesë e gjeneratës së artë të futbollit shqiptar. Lorik Canës I është refuzuar hyrja në Britaninë e Madhe, 10 vjet më pare, kur iu ofrua një mundësi testimi dhe prove nga Arsenali. Pastaj, Cana vendosi të emigrojë në Francë, ku arriti të nënshkruajë me ekipin e Paris SG. Më vonë u zhvendos te Olimpiku i Marsejës, ku u mbiquajt me emrin ‘Le Destructeur’. Zemra e tij nuk bën dallime të llojit “Shqipëria apo Kosova”. Ai gjithashtu luan për ekipin kombëtar shqiptar të futbollit dhe konsiderohet si yll i këtij sporti në Shqipëri. “Unë kisha mundësi të pres dhe të luaja edhe për Francën. Por, për mua kjo nuk shkonte. I kisha vënë një detyrë vetes, për të luajtur e përfaqësuar Shqipërinë, ngjyrat e kombit tim. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi ekip i lartë kombëtar. Por ama jam krenar për të luajtur me Shqipërinë”, - mendon Loriku.
“Loriku është një luftëtar i madh. Përpara transferimit të tij në Angli kam thënë se ai do të bëhet një hero. Ai ka filluar tashmë të lërë gjurmë,” – thotë trajneri i Sunderland, Steve Bruce.