25 shtator 2009

Lamtumira e fundit për Brian Filipin

I është dhënë lamtumira e fundit në qytetin e Lezhës, sulmuesit të ekipit Kombëtar shqiptar Shpresa, Brian Filipi, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali.
Arkivoli me trupin e pajetë të futbollistit 20- vjeçar është vendosur në stadiumin Beslidhja, ku qenë të pranishëm autoritete të larta të futbollit, politikanë, të afërm të familjes dhe qytetarë të shumtë.
Presidenti i Federatës së futbollit të Shqipërisë, Armand Duka e cilësoi humbjen e tij si humbje për gjithë futbollin shqiptar. Ndërsa drejtori i sporteve Bici theksoi se ka humbur një talent i ri që do ti jepte shumë edhe Kombëtares. Në ceremoni nuk kanë munguar as zyrtarët më të lartë të komunës së Lezhës.
Brian Filipi ishte vetëm 20 vjeç dhe luante me Ravennan në Serinë C në Itali. Të premten ai u aksidentua nga një makinë që drejtohej nga një grua 52- vjeçare, me shpejtësi tejet normave të lejuara.
Për nder të tij, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Igli Tare, ka organizuar edhe një miqësore mes Lazios dhe Ravennas