24 shtator 2009

Kuyt: Johnson çelësi i formës së Liverpoolit

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, beson se mbrojtësi i krahut Glen Johnson meriton lëvdata për kontributin e tij në këtë start të sezonit 2009/2010.
“Mendoj se Glen ka luajtur shumë mirë. Ai ishte një transferim i madh për ne, mirëpo ai ka treguar që nga fillimi se është i rëndësishëm- si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
“Ka shënuar disa gola të mirë dhe ka asistuar, ai është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në skuadër deri më tani këtë sezon. Ai është ende i ri dhe mendoj se do të bëhet gjithnjë e më i mirë”, ka thënë Kuyt për faqen zyrtare të Liverpoolit.