Presidenti i Corinthians, Andres Sanchez, ka udhëtuar në Evropë për ta joshur yllin e Milanit, Ronaldinho, që t’i bashkëngjitet klubit brazilian në sezonin e ardhshëm.“Folha de Sao Paulo” njofton se Sanchez mund ta bindë Ronaldinhon që të transferohet te Corinthians para vitit që vjen, ashtu që mund të shtohen shanset e lojtarit që të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror me Brazilin.
Corinthians planifikon ta fitojë Copa Libertadores në vitin e ardhshëm, ashtu që pas transferimit të Ronaldos, Ronaldinho do të ishte një tjetër lojtar i madh në skuadër, porse problem është paga e tij e lartë, për të cilën duhet të diskutohet gjatë.