Kuçi, Skeraj, Murati kualifikohen në kupën gjermane
Përderisa Koblenzi në kampionat ishte mundur 0:2 nga Cottbusi, në ndeshjen për kupë të Gjermanisë ia kthehu revanshin duke i mundur me rezultat 4:2 dhe shkuan edhe më tutje. Futbollistët shqiptar, Shefki Kuçi e Shqipëron Skeraj luajti plotë 120 minuta, ndërsa Almir Murati ishte aktivizuar nga minuta e 77-të. Shqiptarët treguan lojë angazhuese dhe mbase janë më të merituarit për kualifikim të Koblenzit në garat e kupës. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2) dhe u desh në vazhdime të sigurojnë fitoren Koblenzi. Golat për Koblenzi i shënuan: Stieber (7'), Everson (61' e 104') , T.Geißler (120') dhe për mysafirët realizuan: Jula (8') e Sørensen (79'). Njëri nga më meritorët për fitore ka qenë futbollisti Everson me dy gola, por pa lënë anash edhe Shefki Kuçin e Shqipëron Skerajn që dëshmuan lojë të pjekur dhe ishin prore të rrezikshëm për rivalin.