23 shtator 2009

Cana 86 minuta, Sunderlandi fiton për kupë

Sunderlandi shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër skuadrës së Birminghamit, në ndeshjen e vlefshme për Carling Cup të Anglisë në futboll. Cana luajti me sukses të madh dhe është zëvendësuar në minut e 86-të të ndeshjes. Deri në këtë minutë Cana ka pasur një lojë të shkëlqyeshme në fushë përballë rivalit të papërshtatshëm. Sunderlandi në pjesën e parë të ndeshjes e siguroi fitoren. Henderson realizoi golin e parë në minutën e 4-të të ndeshjes. Campbell në minutën e 23-të fiku "dritat" e mysafirëve me rezultatin 2:0. Kjo epërsi ia preu këmbët rivalit dhe deri në përfundim të ndeshjes nuk ishin të zotë që ta ngushtojnë humbjen. Canës po i shkojnë punët mjaftë mirë më skuadrën e Sunderlandit dhe kjo fitore është fryt i angazhimit të të gjithë futbollistëve në fushë.