24 shtator 2009

I fundit sfidoi kryesuesin: Flamuratari - Gjilani


Kronika:

4’Zejnullahu ekzekutoi bukur një gjuajtje të lirë, nga 30 metra ballas portës, por topi qëlloi traun e portës mysafire dhe shkoi në fundore

10’Gashi depërtoi në zonë nga e djathta, gjuajti fort nga afërsia, topi u dëbua nga një mbrojtës deri te ai, që gjuajti plogësht dhe qëlloi traun e portës së Sermaxhajt.

44’Gashi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire dhe dërgoi një diagonale në këndin e majtë të Sermaxhajt për avancimin 1:0 për Flamurtarin

57’Hasani depërtoi në zonë nga e djathta dhe, edhe pse ishte në pozitë ideale për të shënuar golin e barazimit, gjuajti mbi portë.

66’Humolli u bë pronar i topit brenda zonës, por duke mos qenë shumë i koncentruar, gjuajti mbi traun e portës mysafire.

68’Gjonbalaj lëshoi rastin më të volitshëm për të ngritur epërsinë e vendasve, por nga afërsia gjuajti pranë pingules së djathtë të Sermaxhajt, veç të mundur.

69’Hasani shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes vendase dhe gjuajti furishëm, Fejza arriti ta ndal topin i cili i shpëtoi nga duart dhe u fut në portë, për rezultatin 1:1

78’Futbollisti më i mirë sot i Gjilanit, Preniqi, depërtoi vetë dhe kur sfidoi gjithë mbrojtjen vendase, gjuajti furishëm, por topi në vend të rrjetës qëlloi në trup një mbrojtës dhe rasti ideal për të shënuar golin e përparësisë dështoi.

Komenti:

Të mërkurën pas dite, në fushën e Flamurtarit në Prishtinë, ishin ideale të gjitha kushtet për t’u zhvilluar një lojë e bukur, e cila u zhvillua në kuadër të javës së tetë të Raiffeisen SuperLigës së Kosovës në futboll, e cila u zhvillua midis Flamurtarit vendas dhe Gjilanit nga Gjilani. Edhe pse pritej që Flamurtari të vazhdonte me lojë të bukur dhe të shënonte fitore për të ruajtur pozitën e liderit, pasi për kundërshtar kishte Gjilanin, që nuk startoi mirë sivjet dhe për shkak të kësaj ndodhet në vendin e fundit të tabelës, kjo nuk ndodhi, pasi mysafirët luajtën një lojë shumë të angazhuar dhe e sfiduan liderin në të gjitha segmentet e lojës. Futbollistët e Flamurtarit nuk e zhvilluan lojën e tyre, pasi gjilanasit kishin përgatitur një taktikë të mirë të lojës, duke i lënë vendasit të sulmojnë për të krijuar hapësira për të rrezikuar me kundërzbritje të shpejta portën e Fejzës. Kështu vendasit u lodhën shpejtë me sulme të pareshtura dhe mesi shënuan në fund të gjysmë pjesës së parë, për t’ia lënë në duar lojën Gjilanit në gjysmë pjesën e dytë kur edhe shënuan golin e barazimit. Përfundimi i lojës solli një rezultat real të asaj që u pa në fushë. Flamurtari lëshoi rastin më të mirë për t’u përforcuar në kreun e tabelës, ndërsa Gjilani fitoi një pikë të madhe në luftën për konsolidim. Përndryshe loja ishte shumë korrekte nga të dy palët dhe përfundoi në mënyrë sportive, aq sa duhet të merret shembull nga të tjerët.

Flamurtari-Gjilani 1:1(1:0)

Stadiumi i Flamurtarit në Prishtinë

Shikues:300

Shënues:Gashi (44) për Fl. dhe Hasani (69) për Gjil.

KV. Bajrami i Gjil.

Gjyqtarët:Qorraj, Daka dhe Latifi

Flamurtari: Fejza, Dervishi, Humolli (Osmani), Sylejmani, Zejnullahu, Sejdiu, Gjonbalaj (Govori) Mehmeti, jetullahu (Marniku), Gashi dhe Bajgora.

Gjilani:Sermaxhaj, Hyseni, Bajrami, Syla, Uka (Zeqiri), Preniqi, Idrizi, Ukzmajli, Osmani, Muji (Zubaku) dhe Hasani (Frangu)