25 shtator 2009

Giovinco mbetet në Juventus

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka mohuar kategorikisht spekulimet rreth largimit të mesfushorit Sebastian Giovinco gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Jo, nuk bëhet fjalë rreth saj. Sezoni sapo ka filluar dhe jemi të kënaqur me Giovincon. E kemi ditur se nuk është lehtë të zëvendësohet Diego por Giovinco do të ketë mundësi të tjera të tregoj vlerën e tij” deklaroi Secco. Giovinco ka luajtur në rolin e Diegos, pas lëndimit të mesfushorit brazilian, dy javë më parë.