Flamurtari mposhtë Drenicën
Flamurtari sot ishte misafir i Drenicës në Skenderaj. Por ndeshjet e mira të Flamurtarit bënë që edhe si misafir të fitojnë ndeshjen kundër Drenicës në Skenderaj me rezultatl 2-0. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Zejnullahu në fillim të ndeshjes në minutën e 11. Me pas Drenica u mundua që të barazojë rezultatin por në asnjë mënyrë nuk arriti. Në pjesën e dytë ishte një ndeshje me e ngadaltë, Flamurtari mundohej vetëm që të humbas kohën dhe nëpëmjet kundërsulmeve të shënoj dhe ia arriti në minutën e 75 kur shënon Arton Gashi dhe e ngritë epërsin me 2 gola.