Transfera e re e Prishtinës Astrit fazliu ka bërë një ndeshje të mrekullueshme kundër Kekut. Pjesa e parë ishte më e mirë për Kekun, por pjesa e dytë solli Prishtinën në epërsi në minutën e 63 kur shënoi një gol të mrekullueshëm Astrit Fazliu. Keku më pastaj u mundua që të barazojë por Besnik Kollari forcoi mbrojtjen dhe nuk i dha asnjë shancë Kekut.